TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2024, 15:50

Aksident në Shkodër, automjeti del nga rruga; plagosen dy adoleshente

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Shkodër, automjeti del nga rruga; plagosen dy adoleshente

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen "Skënderbeg" në Shkodër. Një 24-vjeçar me inicialet L.K. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar dy shtetase 17-vjeçe pasagjere në automjetin e të riut.

24-vjeçari u shoqërua në Komisariat për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

“Rreth orës 14:05, në lagjen “Skënderbeg”, shtetasi L. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 shtetase 17 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", thuhet në njoftimin paraprak të policisë”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje