TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2024, 15:12

Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, shtyhet sërish seanca ndaj 4 të miturve

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, shtyhet sërish seanca ndaj 4 të

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj 4 të miturve të akuzuar për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh.

Seanca është shtyrë për në datën 18 mars, ndërsa shkak është bërë mosparaqitja e avokatëve mbrojtës të viktimës, pra mbrojtja e personit që u plagos.

Mësohet se ka pasur tensione në sallën e gjyqit dhe jashtë gjykatës nga familja e viktimës, Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupin gjykues që qëllimisht shtyn seancat duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit. Policia e shtetit ka ndërhyrë për të larguar familjarët.

Mbi katër të miturit rëndon akuza “vrasje me rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu edhe seanca e mbajtur më 2 shkurt, u shty për shkak se nuk u plotësua trupi gjykues prej tre gjyqtarësh. Edhe në këtë seancë ka pasur shumë tensione.

Po ashtu avokatët mbrojtës të familjarëve të viktimës kanë kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar, i kërkuar më herët nga mbrojtja e të akuzuarve.

Në rastin e një gjykimi të shkurtuar 4 adoleshentët rrezikojnë dënimin deri në 8 vite burg, ndërsa në një gjykim normal ata nuk do të mund të dënohen më shumë se 12 vite burg, siç parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur.

Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku katërt adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.

Lini një Përgjigje