
81 kg lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar në kufi nga policia greke, teksa dyshohet se vinin nga Shqipëria.
Operacioni që ka nisur afër kufirit të gjelbër ka përfunduar në Grevena, ku janë ndaluar dy automjete pas një ndjekje të gjatë policore.
Automjetet nuk i janë bindur thirrjes për ndalesë të policisë greke fillimisht, veprimi i cili ka ngjallur dyshime tek efektivët. Në një nga mjetet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 77 pako, që përmbanin 81.5 kg marijuanë. Mjeti tjetër ndërkohë shërbente për kontrollin e rrugës, me qëllim shmangien e postblloqeve. Në dy mjetet policia arrestoi 4 shtetas grekë, që ishin në 2 mjete të veçanta dhe sekuestroi gjithashtu edhe 6 celularë.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuanë, që dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Lini një Përgjigje