TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2024, 18:10

Plagosi me thikë shokun e tij gjatë një konflikti, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me thikë shokun e tij gjatë një konflikti, arrestohet

28-vjeçari shqiptar në Itali është arrestuar nga policia pasi ka qenë i shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Ai u arrestua në Rimini, gjatë një kontrolli në zonë. Oficerët po patrullonin në zonën e Miramares, kur hasën në një grup të huajsh dhe vendosën t’i identifikonin.

Kur erdhi koha për të dhënë të dhënat e tij personale, rezultoi se mbi 28-vjeçarin rëndonte një urdhër paraburgimi, i lëshuar nga Gjykata e Alessandrias.

Shtatorin e kaluar, gjatës një debati me një të njohurin e tij në një lokal bastesh në Acqui Terme, shqiptari ka goditur dy herë me thikë rivalin e tij dhe më pas është larguar.

Në përfundim të procedurave, 28-vjeçari është transferuar në burgun “Caseti” në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Lini një Përgjigje