
Grupi hetimor ka zgjeruar hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës që tronditi vendin pak ditë më parë.
50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe varros nga 3 fëmijët e tij, ku në dëshmitë e tyre pranuan krimin ndërsa vajza mori përsipër se ishte ajo që shkrepi armën.
Mësohet se ditën e sotme oficeri i policisë gjyqësore (OPGj) ka administruar analizat e gjakut ndaj tre fëmijëve që tani ndodhën në paraburgimin e Durrësit.
Sipas informacioneve mësohet se ekspertët dhe grupi hetues dyshojnë që tre fëmijët mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike për shkak të sjelljeve të tyre në burg gjatë gjithë këtyre ditëve.
Ndaj tre fëmijëve, u vendos masa “arrest me burg”, ndërsa bëhet me dije se do të dëshmojnë sërish lidhur me krimin që tronditi vendin.
Lini një Përgjigje