
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pak minuta më parë në Fushë Krujë, ku mbeti i plagsour një person.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosuri Artan Goga ka qenë duke lëvizur me motomjet, në momentin që është qëlluar me armë. Gjithashtu bëhet me dije se Goga është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka njoftuar se ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.
"Krujë/Informacion paraprak Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje