
Zbardhet krimi në qytetin e Korçës, ku dy persona mbetën të vdekur. Sipas informacioneve, dyshimet janë se kemi të bëjmë me një konflikt pronësie.
Ilia alias Ilo Lluka ka pasur njohje me 40-vjeçarin Emiljano Pine. I ati i Llukës bashkëjetonte me nënën e 40-vjeçarit dhe mësohet se ai kishte vendosur që pronat që kishte dhe veçanërisht banesën ku jetonte, t’ia trashëgonte djalit të bashkëjetueses dhe jo të birit, pra Ilia Llukës. Ky i fundit duket se është irrituar dhe pasi është kthyer nga Greqia ka vendosur të hakmerret ndaj djalit të njerkës së tij.
llia Lluka ka shkuar në lokalin ku po qëndronte Emiljano Pine dhe e ka thirrur këtë të fundit për të dalë jashtë dhe për të biseduar. Por sapo 40-vjeçari ka dalë nga lokali Ilo Lluka e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, më pas ai është vetëvrarë.
40-vjeçari u transportua në spital, por ndërroi jetë.


Lini një Përgjigje