TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Shkurt 2024, 10:50

Masakra e Lushnjes, SPAK jep pretencën për Laert Haxhinë më 18 mars

Shkruar nga Pamfleti

Masakra e Lushnjes, SPAK jep pretencën për Laert Haxhinë më

SPAK do të japë pretencën për Laert Haxhiun më 18 Mars ora 14:30, në lidhje më masakrën e Lushnjës ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2017.

Në seancën e kësaj të enjte gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës sa i përket kërkesën e tyre për pamjet filmike. Sipas avokatëve duhet një akt ekspertimi për të analizuar edhe një herë pamjet e kamerave të sigurisë.

Avokatet e Haxhiut i kërkuan sërish gjykatës që të iu jepet mundësia që të gjendet adresa e dëshmitarëve, pasi nuk janë gjetur. Në të tilla kushtet gjykata ia refuzoj edhe këtë kërkesë të avokatëve.

Kujtojmë se Laert Haxhiu u arrestua muaj më parë në Janinë të Greqisë. Gjykata e Apelit të Janinës ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhia, duke rrezuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës se Parë, që kishte refuzuar ekstradimin e Haxhiut.

Laert Haxhiu kërkohet nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale. Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

laert haxhia spak pretence masakra e lushnjes

Lini një Përgjigje