
Një 50-vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi kërcënoi fqinjin pas sherrit për pronën.
Policia thotë se një ditë më parë, kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve, në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.
Policia shkuar menjëherë në këtë dhe ka arrestuar A. C., 50 vjeç.50-vjeçari dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, Y. C., 35 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat A. C. i mbante pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Pukë
Pasditen e djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve, në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në këtë fshat dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. C., 50 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, shtetasin Y. C., 35 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat shtetasi A. C. i mbante pa lejen përkatëse.", njofton policia.
Lini një Përgjigje