TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2025, 17:35

Droni i Policisë Rrugore bën ‘kërdinë’, 3 mijë gjoba dhe 423 leje drejtimi të pezulluar në 1 javë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Droni i Policisë Rrugore bën ‘kërdinë’, 3
 
Përdorimi i telefonit në timon, tejkalimi i shpejtësisë së lejuar apo parakalimet e gabuara, vijojnë të jenë shkeljet më të shpeshta që bëjnë shoferët shqiptarë.  

Në raportin e fundit të Drejtorisë së Policisë Rrugore, mësohet se janë vendosur mbi 3000 gjoba vetëm gjatë javës së kaluar, për shkelje të ndryshme administrative. 

Në shumicën e rasteve policia përdor Dronin për të kapur në distancë shkeljet e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.  

Mësohet se vetëm në një 1 javë, janë vendosur 765 gjoba për parakalime të gabuara;  423 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit;  876 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit;  1 121 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; dhe 128 gjoba për drejtim të mjetit, në efektin e alkooli. 

Njoftimi i policisë:  

Drejtoria e Policisë Rrugore/ Kontrolle intensive me dronë dhe me radarë Poliscan, për sigurinë rrugore.  Gjatë javës që lamë pas, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka zhvilluar kontrolle të shtuara në akset nacionale, duke përdorur dronë dhe Poliscan, për monitorimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që rrezikojnë jetën në rrugë.  
2 dronë dhe 3 radarë Poliscan janë përdorur për të evidentuar në kohë reale sjelljet e rrezikshme gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe për matjen e shpejtësisë në segmente me risk të lartë për aksidente.  

Fokus i kontrolleve gjatë javës:  

Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar;  

Parakalimet e gabuara;  

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit;  

Mosvendosja e rripit të sigurimit;  

Parandalimi i drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.  

Janë konstatuar dhjetëra shkelje të rënda, për të cilat janë marrë masa administrative, përfshirë pezullime të lejeve të drejtimit, në përputhje me Kodin Rrugor. Konkretisht:   765 masa administrative për parakalime të gabuara; 423 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit; 876 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit; 1 121 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 128 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit.  

Policia Rrugore do të vijojë kontrollet intensive në terren, duke përdorur mjetet teknologjike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës. 
 

Lini një Përgjigje