TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2025, 16:29

Kanosi fqinjin me armë, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç

Shkruar nga Pamfleti

Kanosi fqinjin me armë, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç

Kanosi fqinjin me armë, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç të Shkodrës. Policia në një njoftim zyrtar bën të ditur se parandaloi një ngjarje të rëndë, teksa pas një debati, 41-vjeçari Sirjan Jahja ka kanosur me armë fqinjin e tij, shtetasin A.K.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Dobraç, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. J., 41 vjeç, banues në Dobraç.

Nga veprimet e para proceduriale dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi S. J. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K.

Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje