TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2025, 15:51

Mori 10 mijë euro ryshfet, GJKKO dënon me 3.6 vite  burg ish shefin e Antidrogës në Durrës 

Shkruar nga Pamfleti

Mori 10 mijë euro ryshfet, GJKKO dënon me 3.6 vite  burg ish

Preçi do të vuaj 2 vite e 4 muaj burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar...

GJKKO ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg ish-shefin e Sektorit të Narkotikëve, Gazmir Preçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Megjitatë, Preçi do të vuaj 2 vite e 4 muaj burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.   

"Deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 259 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim. 
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Gazmir Preçi me 2 vjet e 4 muaj burgim", thuhet në njoftimn e GJKKO-së. 

Vlen të theksohet gjithashtu se ish-shefit të antidrogës i është hequr e drjeta për të mbajtur poste publike për të paktë 5 vitet e ardhshme. 

"Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gazmir Preçi për 5 (pesë) vjet", thuhet më tej në njoftim. 

Kujtojmë se Gazmir Preçit iu vunë prangat, mbrëmjen e 15 gushtit 2024, në zonën e ish-"Kinostudios" në Tiranë, për shkak se sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ai kishte kërkuar një biznesmeni 20 mijë euro në mënyrë që të mos i mbyllte aktivitetin. Disa ditë para prangosjes, Gazmir Preçi, është paraqitur tek një lokal nate, në afërsi të Urës së Dajlanit ku ka takuar pronarin dhe i ka thënë se ka disa vajza që punonin të paregjistruar.

Më pas shefi i anti-trafiqeve, i ka dërguar një sekse , biznesmenit që t’i kërkonte 20 mijë euro në mënyrë që të mos kryheshin veprime. Pronari i klubit të natës, në këto kushte i është drejtuar drejtorisë së AMP duke bërë denoncim, ndërsa këta të fundit kanë referuar rastin në SPAK. Agjentët e AMP dhe të BKH, kanë marrë një shumë prej 10 mijë eurosh me numra serial të regjistruar dhe ia kanë dhënë pronarit që ishte shantazhuar për dhënie pasurie.

Ky i fundit ka komunikuar me Gazmir Preçin duke i thënë që nuk ka nevojë për sekser, por paratë do ia dorëzonte vetë atij. Teksa kanë lënë një takim në zonën e Kinostudios në Tiranë, pronari i klubit të natës është pajisur me kamera dhe me përgjues.  Ndërkohë në ambientet ku do takoheshin janë vendosur agjentet e AMP. Sapo janë takuar pronari i lokalit i ka dhënë lekët Gazmir Preçit dhe më pas kanë ndërhyrë agjentët e AMP duke e arrestuar në flagrancë.

Shefi i sektorit kundër trafiqeve dhe drogës në policinë e Durrësi, kryekomisar Gazmir Preçi, i cili u arrestua pas hetimeve të kryera nga SPAK dhe AMP, nuk e kishte për herë të parë përballjen me akuza të rënda.

Në vitin 2021 kur ky oficer policie mbante postin e shefit të Krimeve në Mallakastrës u ndalua së bashku me 4 policë të tjerë të Fierit, pasi u dyshuan  se janë të përfshirë në kultivimin e kanabist.  Çështja u mbyll dhe Gazmir Preçi, u emërua në Durrës si shef sektori për narkotikë.

Njoftimi  GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: "Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 170, të vitit 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit Gazmir Preçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 259 paragrafi 2 i Kodit Penal". 

2. Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 50, datë 14.07.2025 vendosi: 

1. 
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 259 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim. 
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Gazmir Preçi me 2 vjet e 4 muaj burgim. 

Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gazmir Preçi për 5 (pesë) vjet. 

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve", vuajtja e dënimit për të pandehurin Gazmir Preçi do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit në flagrancë të tij, datë 15.08.2024 dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme. 

2. Në lidhje me provat materiale në bazë të nenit 36 të Kodit Penal dhe nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, 
Një DVD që shoqëron raportin përmbledhës i mbikëqyrjes së fshehtë, datë 16.08.2024; një CD që shoqëron raportin mbi transkiptimin e bisedave audio; 2 CD që mbajnë pamjet filmike të sekuestruara pranë subjektit tregtar "Auto 555" dhe supermarket "Aldi", si dhe 8 DVD që përmbajnë pamjet filmike të sekuestruara pranë DVP Durrës, të mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor. 

2 aparate telefonike të shtetasit Gazmir Preçi, telefon i markës "Iphone 15" me ngjyrë gri me kapak transparent me nr. Sim të operatorit telefonik "Vodafone", i mbyllur me kod dhe telefon i markës "Iphone 11" me ngjyrë të zezë, me kapak me ngjyrë portokalli me logo si të një katrori, me nr. Karte sim **** të operatorit telefonik "Vodafone", i mbyllur me kod, t'i kthehen shtetasit Gazmir Preçi, konform nenit 190/1 gërma "ç" të K.Pr.Penale.

3. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak në shumën 2207.11 lekë, të seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit bashkëlidhur këtij vendimi, i ngarkohet të pandehurit.

4. Kundër këtij vendimi lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lini një Përgjigje