TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2023, 23:00

“Droga futet nga Brindisi”, raporti i Antimafias Italiane: Shqiptarët furnizojnë , italianët mbajnë pjesën logjistike

Shkruar nga Pamfleti

“Droga futet nga Brindisi”, raporti i Antimafias Italiane:

Një raport i vitit 2022 i Drejtorisë së Hetimit Antimafia thotë se brigjet e Brindisit janë ende objekt i interesit të krimit shqiptar për futjen e drogës në Itali, por forcat e rendit vazhdojnë t’i japin goditje këtyre klaneve.

Në raport thuhej se brigjet e qytetit të Brindisit dhe provincës së tij vazhdojnë të përdoren nga kriminelët shqiptarë si një vend zbritjeje i privilegjuar për të kontrabanduar ngarkesa të mëdha marijuanë në territorin italian.

Drejtoria e Hetimit Antimafia në raportin për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, thotë se mënyra e veprimit e adoptuar nga organizatat kriminale transnacionale mbetet thelbësisht e pandryshuar, të cilat përfitojnë nga mbështetja e ofruar nga subjekte të shumta me origjinë shqiptare, banues në provinca e Brindizit.

Siç është dokumentuar gjerësisht nga hetuesit, shtetasit shqiptarë do të kujdeseshin për furnizimin e drogës në vendin e origjinës ndërsa aspekti logjistik dhe transporti do t’u besohej italianëve. Në këtë kontekst specifik, ka edhe bashkëinteresa me grupe të tjera kriminale nëpërmjet një marrëdhënieje klient/furnizues që gradualisht po konsolidohet, duke përfshirë edhe eksponentë kalabrezë.

Aksioni i forcave policore për të luftuar krimin e organizuar në Brindisi ka pasur një ndikim të rëndësishëm tek krerët e klaneve vendase. Nëse, nga njëra anë, mungesa e figurave emblematike të shquara lejon përhapjen e grupeve të vogla heterogjene të përkushtuara kryesisht për menaxhimin e trafikut të drogës në rrugë, nga ana tjetër, sugjeron një fazë të pashmangshme të riorganizimit të aseteve kriminale.

antimafia italiane droga bridndisi shqiptarët

Lini një Përgjigje