
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se atentati me eksplozive ndaj kryetarit të PD të Vaut të Dejës, Bernard Ndreca ishte thjeshtë paralajmërim.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se autorët nuk kanë patur qëllim eliminimin fizik të tij dhe kjo sipas tij vihet re tek sasia e eksplozivit që u vendos.
Gazetari theksoi se në Vaun e Dejës dhe kryesisht në qarkun e Shkodrës, situata do të jetë e nxehtë gjatë fushatës zgjedhore për 14 majin.
Artan Hoxha: Te Aleks Keka ka pas një sasi eksplozivi që ata nuk i kanë lënë asnjë shans dhe ata donin ta eliminonin me çdo kusht, prandaj makina është e shkatërruar. Vijmë te ngjarja tjetër. Pse ngjarja ka efekt paralajmërues? Sepse vendoset në pjesën e gomës së parë në krahun e pasagjerit, midis vendit ku vendoset eksplozivi dhe pozicionit të shoferit është motori i makinës.
-Po mos e kanë pasur më kollaj në atë për të qenë të fshehur nga shtëpia?
Artan Hoxha: Po jo o Fevzi, ata e dinë shumë mirë me çfarë lëviz Bernard Ndreca dhe ai është drejtuesi i mjetit. Kur ti do të eliminosh fizikisht drejtuesin, ti nuk e vë në pozicionin më të largët nga drejtuesi. Por e vë aty ku drejtuesi nuk ka shans të shpëtojë.
-Pra, ju e quani paralajmërim?
Artan Hoxha: Ky lloj atentati paralajmërues, me pamje vizive, me tronditjen që shkakton i ka pasojat më të rënda në fakt në opinionin publik se vetë eliminimi fizik. Së dyti, sasia e eksplozivit nuk ka dalë ende nga ekspertët xhenierë se unë jam interesuar para se të vij…
-Sot mediat e raportuan, 50 gram.
Artan Hoxha: Mediat mund të bëjnë shumë lajme, po flas për raport. Ekspertiza që vjen nga xhenierët ta jep me saktësi sa është lënda, por rëndësi ka se ku e monton.
-Ti e quan mesazh?
Artan Hoxha: Patjetër! Kjo ngjarje duhet hetuar menjëherë, për të hequr këto spekulimet e tjera ose betejën politike. Pse ndodhi tani dhe në Vaun e Dejës. Vau i Dejës do të jetë një zonë e nxehte, unë e kam ndjekur dhe në 2015-ën. I ka ndodhur dhe shefit të shtabit, përplasja mes dy palëve është shumë e fortë. Në gjithë qarkun, Vau i Dejës është një pikë ku përplasen fort lobingje të cilat kanë ndikim në zonë. Në 2015-ën Vau i Dejës ka qenë zona ku është përdorur çmimi më i lartë për të blerë votën, 250 mijë lekë të vjetra.
-Sa ka qenë çmimi më i lartë?
Artan Hoxha: Është një bashki periferike e qarkut të Shkodrës, por atje është bërë një betejë shumë e fortë në atë kohë. Atje kishte para, prandaj ishte ccmimi kaq i lartë, ata që kultivonin kanabisin investonin te zgjedhjet, që nga kryeplaku i fshatit e deri te ai i policisë pyjore.
Lini një Përgjigje