
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se afati 100 ditësh që kryeministri Rama dha si ultimatum për të zbardhur çfarë ndodhi me Ervis Martinajn ishte e pamundur të zbatohej.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxha tha se versioni më i qëndrueshëm për fatin e Martinajt është tradhtia, shitja, rrëmbimi dhe eliminimi i tij. Sipas tij pjesë e eliminimit ka qenë një skuadër komando dhe të paktë 6 grupe të mëdha kriminale në Shqipëri.
“Ervis Martinaj është tradhtuar, është shitur, është rrëmbyer dhe më pas është eleminuar. Për mua ka qenë një strukturë kriminale, një skuadër komando e cila ka përdorur dhe mjete dhe uniforma dhe pajisje policore që ka kryer këtë gjë dhe ky veprim për mua është bërë në kuadër të një aleance të të paktën 6 grupeve më të mëdha që ka Shqipëria sot”, u shpreh Hoxha.
Lini një Përgjigje