TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2023, 19:15

Operacioni në Elbasan, Artan Hoxha: RENEA u përplas me rojet e Suel Çelës për të kontrolluar biznesin

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni në Elbasan, Artan Hoxha: RENEA u përplas me rojet e Suel

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se pas zhdukje së Ervis Martinajt në 9 gusht të vitit të kaluar, Suel Çela u bë personi më i kërkuar nga policia e shtetit.

Ai tregoi se operacioni i fundit i forcave RENEA në kërkim të Suel Çelës në Elbasan u realizua në fshehtësi të plotë me qëllim që ta kapnin në befasi.

Operacioni i fundit ishte një lëvizje e kryer nga RENEA që ndryshe nga herët e tjera që hynë njëherë në Elbasan dhe shkonin në bizneset e familjes Çela, këtë herë kanë shkuar përmes tunelit dhe kanë ndjekur një rrugë tjetër në mënyrë që të mos binin në sy dhe kanë dashur ta zënë në befasi. Ka pasur një debat të fortë me rojet e sigurisë në hyrje të tregut ku ka pasur një konfrontim fizik, dhe janë goditur nga policia. Është hyrë me forcë, është kontrolluar për 6 orë tregu dhe banesa e Çelës. Është menduar se mund të ketë ndonjë tunel të nëndheshëm, janë përdorur deri edhe pajisje speciale për t’u bindur që Suel Çela nuk ishte aty”, tha Hoxha në “Euronews”.

suel cela renea artan hoxha

Lini një Përgjigje