TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2025, 11:40

“Donte të vriste Oti Kilën se shkonte me gruan e tij”/ Erjon Alibej-gazetarëve: Më keni prekur në familje!

Shkruar nga Pamfleti

“Donte të vriste Oti Kilën se shkonte me gruan e tij”/

Erjon Alibej, njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, gjatë seancës së sotme gjyqësore të “Plumbit të Artë”, tha se disa media kanë inskenuar, duke e prekur atë dhe familjen e tij në moral.

Alibej tha para gjykatës se në rast se do përsëritet e njëjta gjë atëherë do të duhet t’i drejtohet me kërkesë trupës gjyqësore që në seancë të jetë i pranishëm ose ai, ose gazetarët e kronikës.

“I sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situatë”, u shpreh bashkëpunëtori i drejtësisë përpara togave të zeza.

Seanca gjyqësore nuk u zhvillua sot dhe u shty për të martën në orën 10.00, për shkak të mungesës së dy mbrojtësve ligjorë.

Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit deri në seancën e ardhshme.

Lini një Përgjigje