TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2025, 11:27

SPAK zbarkon në Elbasan, kontrolle në disa biznese; sekuestrohen pajisje kompjuterike, dosje, celularë

Shkruar nga Pamfleti

SPAK zbarkon në Elbasan, kontrolle në disa biznese; sekuestrohen

Me urdhër të SPAK në Elbasan po zhvillohet një operacion nga agjentët e BKH-së në disa biznese në fushën e ndërtimit, por jo vetëm.

Operacioni ka nisur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa vijon ende. Agjentët e BKH-së po ushtrojnë kontrolle në ambientet dhe zyrat e disa bizneseve të njohura, ndërsa janë sekuestruar disa pajisje, dosje, por edhe aparate telefonike të punonjësve.

Operacioni është në kuadër të një hetimi që po zhvillohet nga SPAK lidhur me korrupsionin në fushën e tenderave të dhëna nga Bashkitë e Qarkut Elbasan.

Sipas raportimeve, në sitën e agjentëve të BKH-së po kalojnë kompani që kanë përfituar një seri tenderash, për të cilët dyshohet se nuk janë respektuar procedurat ligjore.

Lini një Përgjigje