TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2025, 10:14

Mbante në banesë armë zjarri dhe fishekë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Mbante në banesë armë zjarri dhe fishekë, arrestohet

Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi i është gjetur në banesën e tij një armë zjarri pa leje.

Sipas policisë, i arrestuari është Brikel Alikaj, në shtëpinë e të cilit i janë gjetur një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë, dhe fishekë për armë zjarri kallashnikov, të cilat iu sekuestruan në bazë të provës materiale.

Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim zbardhjen nëse është përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

34-vjeçari u arrestua dhe në 2023, po sërish për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.

"Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë vijuar kontrollet dhe ndërhyrjet intensive në të gjithë territorin e qarkut, me fokus goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe të çdo veprimtarie të paligjshme që rrezikon jetën dhe sigurinë e qytetarëve. 

Në këtë kuadër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nightfall 2”. 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Tragjas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, si dhe dhjetëra fishekë për armë zjarri kallashnikov. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje