TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2025, 19:10

Vrasja e Ilaria Sulës ende mister, filipinasi kërkon t’u dërgojë letër familjarëve të 22-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Ilaria Sulës ende mister, filipinasi kërkon t’u

Mark Samson, ish-i dashuri filipinas i 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula kërkon t’i dërgojë një letër familjes së Ilaria Sulës për t’i kërkuar falje.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i 23-vjeçarit që dyshohet se masakroi të renë. I dyshuari, shpjegon avokati, “do të përpiqet të shpjegojë arsyet e pakuptimta të veprimeve të tij dhe i lutet nënës së tij që të jetë zëri i tij për të shprehur keqardhjen e tij dhe për t’u kërkuar falje prindërve të Ilarias sepse ai nuk mund ta bëjë këtë në këtë moment.”

Fabrizio Gallo, i cili mbron 23-vjeçarin, tha më tej: “Nëse më duhet të vazhdoj mandatin tim të mbrojtjes, Mark Samson do të më garantojë se do t’u tregojë hetuesve se si kanë ndodhur në të vërtetë gjërat, duke përfshirë edhe ndonjë bashkëpunëtor. Në këtë fazë ka ende shumë aspekte të kësaj tragjedie që duhen thënë gjatë intervistës së Samsonit. një letër drejtuar prindërve të Ilaria Sulës, të cilët me siguri nuk do ta falin kurrë, por do të përpiqen të shpjegojnë arsyet e pakuptimta të veprimeve të tij”.

Prokurorët e Romës, të koordinuar nga zv/prokurori Giuseppe Cascini, akuzojnë 23-vjeçarin për vrasje të rëndë vullnetare dhe fshehje kufome. Për këtë akuzë të fundit po hetohet edhe nëna e të riut pasi e ka ndihmuar të fshehë gjurmët e krimit.

Lini një Përgjigje