
Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë regjistruar në fshatin Sulaj të Fierit. Nga informacionet e para mësohet se është plagosur një grua.
Bëhet me dije se policia ka identifikuar autorët dhe i ka shpallur në kërim. Mësohet se në momëntin kur ka ndodhur ngjarja gruaja e plagosur, 50-vjeçarja Suzana Mërnica po udhëtonte me motorr me djalin e saj. Sipas informacioneve shkak mund të jetë një konflikt që kishte një vit më parë.
Uniformat blu ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të krimit. Më herët policia njoftoi se kishte identifikuar edhe autorët e ngjarjes.
“Fier/Informacion paraprak/ Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve”, njofton policia.
Lini një Përgjigje