TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2025, 13:19

Prokuroria përfudon hetimet për vrasjen e Egli Progës, zbardhet akuza që rëndon mbi Denis Meçen 

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria përfudon hetimet për vrasjen e Egli Progës, zbardhet

Prokuoria ka përfunduar hetimet për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga. Ngjarja e rëndë ndodhi në 10 gusht të 2024-ës në qytetin e Pogradecit. 

Prokuroria akuzon Denis Meçen për vrasje me dashje.

Si ndodhi ngjarja? 

Egli Proga ka mbyllur lokalin e tij te ‘Nazua’ rreth orës 18:30. Report Tv solli videon e momentit të fundit para vdekjes së Progës, ku pasi ka mbyllur lokalin ka kaluar para një dyqani me fruta perime, dhe si duket më pas është futur në lokalin ‘Stropcka’, jo më larg se 20 m nga lokali i tij. Aty ka nisur gjithçka dhe sherri me Denis Meçen.Kjo është renditja e hapave sipas dëshmive të mbledhura nga policia:

1- Viktima ka vajtur tek lokali ku ka ndodhur ngjarja, për të pirë. 

2- Tek lokali kanë qenë jashtë autori me dy të tjerë edhe këta të pirë.

3- Brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë.

4- Viktima fillimisht është ulur me personin brenda duke pirë me të dhe në këtë moment ka nisur debati me tre shtetasit që kanë qenë duke pire jashtë kur vrasësi u afrua duke kërkuar një cigare.

5- Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka vajtur tek viktima për ta sqaruar se çfarë kishte dhe debati u acarua.

6- Pas kësaj autori i ka kërkuar të dalë jashtë e të sqarohen dhe kur kanë dalë jashtë autori e ka shtyrë ose goditur viktimën i cili është rrëzuar.

Policia pretendon që nga informacionet e tyre, autori dhe viktima nuk kane patur ndonjë konflikt të mëparshëm as ngacmime ose gjobëvenie. 7 persona janë marrë në pyetje, ndërsa për 3 prej tyre ka nisur hetimi për mos kallëzim krimi, mes tyre edhe Voltan Shulku, pronari i lokalit ‘Stropcka’ ku ndodhi vrasja.

Në pyetje është marrë një person që ka qenë në lokal në të njëjtën tavolinë me Progën. Personi i identifikuar me inicialet A.Sh., ka deklaruar se Egli Proga është futur në lokal dhe atij i është dukur në gjendje të dehur. Fillimisht, sipas dëshmisë së tij, Proga dhe Meçe kanë nisur të bëjnë shaka me njëri-tjetrin, por në një moment Proga ka filluar që të ofendojë të riun. Më pas Meçe i ka kërkuar Progës që të dalin pak jashtë dhe të sqarohen.

Në këtë moment, sipas dëshmisë, Meçe ka qëlluar me grusht Progën, ndërsa ky i fundit ra në anën e një makine dhe më pas në tokë.

Në pyetje është marrë edhe A.B., kushëriri i Egli Progës. Ai deklaroi se ka qenë në një largësi rreth 30 metra kur ka parë që një person ka qëlluar me grusht një person tjetër dhe ai u rrëzua në tokë. Ai deklaroi se nuk u afrua por pa që doli pronari i lokalit, Voltan Shulku dhe i ofroi ndihmë të dëmtuarit.

Më pas në pyetje është marrë edhe pronari i lokalit Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. Të tre kanë deklaruar se nuk e panë ngjarjen, por shkuan pranë viktimës pasi dëgjuan të bërtitura. 

Lini një Përgjigje