TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2025, 11:06

Qëlloi me armë drejt vëllait pas sherrit për pronat, 50-vjeçari ndryshon dëshminë: Isha i dehur

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me armë drejt vëllait pas sherrit për pronat,

Zbardhen detaje të reja nga hetimi për ngjarjen e një nate më parë në Divjakë ku një 50 vjeçar qëlloi me armë gjahu në ajër. Shpëtim Konja tashmë i arrestuar u përfshi në një konflikt verbal me Astrit Godancin, sipas policisë, për motive të dobëta.

Burime nga komisariati i Divjakës bënë të ditur se Konja ishte i dehur kur nisi konfliktin. Po këto burime thanë se Konja dhe Godanci kanë qenë shokë të ngushtë. Mbrëmjen e djeshme ata kana sharë dhe fyer njëri-tjetrin deri në përdorimin e armës nga ana e 50-vjeçarit Konja.

Për shuarjen e konfliktit ka ndërhyrë vëllai i 50-vjeçarit Zarif Konja por Shpëtim Konja nuk është ndalur duke e goditur me grusha. Më pas ai ka nxjerrë armën e gjahut që kishte në makinë, ka shtënë disa herë në ajër dhe drejt automjetit të shokut të tij, Astrit Godanecit. Pas kësaj, Zarif Konja dhe Astrit Godanci u larguan duke lajmëruar policinë. Kjo e fundit mori dëshminë e 50-vjeçarit i cili në gjendje të dehur tha se e kishte sulmuar vëllai dhe shoku i tij.

Por mëngjesin e sotëm ai ndryshoi deklaratën e tij duke treguar se agresori ishte vetë ai dhe se kishte kanosur, fyer dhe goditur vëllain dhe bashkëfshatarin e tyre, Astrit Godancin. 50-vjeçari u arrestua dhe mbi të rëndojnë tre akuza, dhuna në familje, shkatërrim i pronës dhe kanosja.

Kurse Astrit Godaneci po ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale dëmtime të tjera me dashje. Prokuroria e Fierit po vazhdon hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje