TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2025, 09:31

Drogë 50 mijë euro, kush është 24-vjeçari që transportonte "mall" me postë nga SHBA në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Drogë 50 mijë euro, kush është 24-vjeçari që

Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës përmes shërbimit postar. 24-vjeçari Franci Veizaj është arrestuar në flagrancë nga policia, teksa u kap sapo ka marrë pakon dhe ka dalë nga posta.

Sipas policisë, në total janë sekuestruar 3.6 kilogramë kanabis me përqindje të lartë THC me vlerë 50 000 euro. Dyshohet se droga vinte nga SHBA.

“Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Destinacioni” kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.

Vihet në pranga një 24-vjeçar që trafikonte nga SHBA në Shqipëri, lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC.

Sekuestrohen rreth 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 50 000 euro.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “Destinacioni”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Destinacioni 5”, u arrestua shtetasi F. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje