TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2025, 08:20

Merr kthesë hetimi për vrasjen e Ilaria Sulës, Mark Samson u ndihmua nga dy shokët e tij në krim; detaji që i “tradhtoi”

Shkruar nga Pamfleti
Merr kthesë hetimi për vrasjen e Ilaria Sulës, Mark Samson u
Viktima Ilaria Sula

Dy shokët e Mark mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit të Ilaria Sulës.

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Romë.

Mësohet se jo vetëm nëna e tij Nors Marlapz, por edhe dy shokë të Mark Samson mund ta kenë ndihmuar 23-vjeçarin në fazat pas vrasjes së Ilaria Sulës.

Ndërkohë që e ëma e vrasësit ka pranuar rolin e saj në krim duke fshirë gjurmët e gjakut në banesë dhe është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës, ka dyshime se dy shokët e Mark mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit të studentes shqiptare, ose e kanë ditur për krimin dhe kanë mbrojtur 23-vjeçarin filipinas.

Gjëja e parë që ngre dyshime janë qelizat telefonike me të cilat është lidhur celulari i viktimës pas vdekjes së saj, kur Mark vazhdonte të dërgonte mesazhe për të mashtruar të afërmit dhe miqtë e Ilarias.

Qelizat e celularit të saj përputhen me vendbanimin e dy të dyshuarve të cilët tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe kanë mohuar të gjitha akuzat. Por janë edhe vështirësitë që ka hasur Marku për t’u treguar efektivëve vendin e saktë se ku e kishte hedhur trupin e viktimës ajo që ngre dyshime.

Së fundi, ekziston hipoteza e mbulimit të krimit. Gjyqtari hetues shkruan: “Ekziston rreziku konkret që Samson mund të ndikojë në tek provat, telefoni i vajzës nuk është gjetur ende dhe dinamika e fshehjes së trupit të Ilarias s’është e qartë gjithashtu për shkak të rolit të një personi të tretë”.

Dhe gjyqtari shtoi: “Gjatë marrjes në pyetje, megjithëse pranoi se kishte dërguar një sërë mesazhesh te miqtë dhe babai i Ilaria-s, Samson në mënyrë të pashpjegueshme refuzoi të përgjigjej për postimin e publikuar në profilin e Ilaria-s në Instagram më 31 mars 2025”.

Përpjekja e fundit për të mashtruar: “Jam mirë. Ju faleminderit të gjithëve”, shkruhej në postimin në rrjetin social të viktimës. Ndërkohë hetimet janë duke u zhvilluar.

Autori me prejardhje nga Filipinet i mori jetën 22-vjeçares shqiptare në debat me sipër, duke e goditur me thikë, teksa bashkëpunëtore ishte dhe nëna e tij. Il Messaggero zbërtheu dëshminë e autorit, i cili tregoi se çfarë e shtyu atë në krimin makabër.

Ai tha se raporti i tyre po shkonte drejt fundit, gjë të cilën Samson nuk e pranonte dot.

“Isha gati që të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime”, tha si fillim autori.

Gjatë marrjes në pyetje, Samson tregoi se si lindi raporti i tyre. 

“Ne jemi takuar në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti konfirmuam lidhjen tonë. Ne kishim një marrëdhënie normale si çdo çift me ulje-ngritjet tona. Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat e provimit të universitetit rreth dy-tre muaj më parë. Ky ka qenë gjithmonë një problem i madh për mua, një traumë që më ka ndjekur që nga shkolla fillore. Gjithmonë kam pasur ankth për sa i përket performancës time përpara prindërve. Ilaria më dha ultimatum se nëse nuk ia tregoja, atëherë do më linte”, thuhej në dëshminë e Samson.

Lini një Përgjigje