
Policia e Divjakës ka sqaruar rrethanat sherrit të ndodhur mbrëmjen e sotme mes dy vëllezërve, në fshatin Fiersema. Sipas njoftimit të policisë, shkak i konfliktit me armë mes dy vëllezërve Konja erdhi pas një debati për motive pronësie.
Shtetasit Zarif Konja 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Shpëtim Konja 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K). Pas konfliktit, Shpëtim Konja ka gjuajtur me armë gjahu dhe për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.
Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit Z. K. dhe A. G.
“Shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K). Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.
Është shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. K. dhe A. G. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje