TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2025, 21:12

Kërcet arma në Divjakë, vëllezërit përplasen me njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Divjakë, vëllezërit përplasen me

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Divjakë. Mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar me njëri -tjetrin dhe sherri ka degraduar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur në në Fier-Seman njësia administrative Gradishtë, bashkia Divjakë.

Bëhet me dije se dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait.

Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.

Policia ka ndaluar Shpëtim Konjën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa po pyeten edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijeni.

Lini një Përgjigje