TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2025, 15:36

Vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin në Astir pasi i ngacmoi të fejuarën, merret i pandehur Darment Keli

Shkruar nga Pamfleti
Vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin në Astir pasi i ngacmoi të
Darment Keli-Autori

Darment Keli është marrë i pandehur për akuzën “vrasje me dashje”, pasi goditi për vdekje me thikë Amarildo Hoxhallarin. 

Darment Keli, njeriu që vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin është marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës, për akuzën “Vrasjes me dashje”.

Prokurorisë i janë dashur 8 muaj hetime për të provuar se autor i këtij krimi të rëndë është, Darment Keli.

Shkak i kryerjes së krimit është bërë një ngacmim që Amarildo Hoxhallarit, në muajin Gusht 2024 të fejuarës së Darment Kelit, shtetases Jonida H., e cila kishte dalë nga shtëpia për të takuar një shoqen e saj.

Gjatë marrjes në pyetje ai rrëfyer të gjithë ngjarjen, që nga ngacmimi I së fejuarës, e deri tek konflikti fizik që përfundoi me përdorimin e armëve të ftohta e vdekjen e Hoxhallarit.

Sipas tij, ai kishte vënë re ngacmimin e Jonidës që nga ballkoni i shtëpisë, e prej aty u kishte thërritur. Por pasi ishin larguar me motor, viktima i shoqëruar me një person tjetër ishin kthyer sërish në drejtim të banesës së Darment Keli.

Në këtë moment ky I fundit ka deklaruar se ka marrë nga shtëpia një thikë dhe ka zbritur për t’u përballur me dy personat.

Ai thotë se thikën nuk e kishte marrë me qëllim kryerjen e vrasjes, por për të përdorur për vetëmbrojtje nëse do të ishte e nevojshme, pasi ai ishte i vetëm dhe përballë kishte dy persona.

Pasi është përballur me ta, Darment Keli, thotë se njëri prej tyre e goditi me grusht dhe në këtë moment ai ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur këtë person me thikë në pjesën e krahut të tij të majtë 2 herë si dhe 1 herë në pjesën e barkut,

Pas këtij momenti dy personat janë larguar me motor për në drejtim të rrugës kryesore, e pak minuta më pas Amarildo Hoxhallari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Viktima është kushëri i Aurel Hoxhallarit, një personazh i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë./Ora News

Lini një Përgjigje