TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2025, 12:33

Doli nga arresti i shtëpisë për të shitur kokainë, kapet 34-vjeçari në Korçë; e pësojnë edhe blerësit 

Shkruar nga Pamfleti

Doli nga arresti i shtëpisë për të shitur kokainë,

Një 34-vjeçar i identifikuar si Spartak Selimaj është kapur duke shitur një sasi kokaine, edhe pse ishte nën masës e sigurisë “arrest shtëpie”. 

Kokaina është sekuestruar nga policia, ndërsa burime bëjnë me dije se sasia ka qenë e ndarë në 14 doza.

Mësohet se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar nga gjykata e Korçës për dy vepra të ndryshme penale.

Nga ana tjetër dy shtetasit që kanë blerë lëndën narkotike mësohet se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Drejtoria vendore e policisë së Korçës vijon kontrollet intensive për vënien përpara përgjegjësisë edhe të personave të tjerë që merren me trafikim të lëndëve narkotike.

 

Lini një Përgjigje