TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2025, 12:04

"Dashuria ime, çfarë ndodhi me ty mbrëmë?"/ Bisedat e fundit të palestinezes me të dashurin, pak para se të vritej në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

"Dashuria ime, çfarë ndodhi me ty mbrëmë?"/

Zbardhet komunikimi i fundit i 24-vjeçares palestineze para se të vritej nga babai i saj në Shqipëri. Personi i fundit që ka folur me 24-vjeçaren ka qenë i dashuri i saj libanez që e njohu në Gjermani. Ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.

18 shkurt 2024 ora 18:41

I dashuri: Rayan? Jam akoma këtu.

Ora: 19:03 Thirrje telefonike 4 minuta bisedë.

19 shkurt 2024

Ora: 09:17

I dashuri: Nuk u ktheve për t’u qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.

Ora: 09:34- Thirrje e humbur

"Dashuria ime, çfarë ndodhi me ty mbrëmë?"/

Ora: 09:34

Rayan: Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.

Ora: 09:35

Rayan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.

Ora: 09:46

I dashuri: Diçka si, çfarë?

Kujtojmë se Rayyan Alwan dyshohet se u vra nga babai i saj në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

"Dashuria ime, çfarë ndodhi me ty mbrëmë?"/

Lini një Përgjigje