Ditën e sotme po mbahet seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” në GJKKO.
I pandehuri Xhulian Hoxha, bëri një deklaratë duke theksuar se për vrasjen e Oti Kilo, financues dhe organizator nuk është Suel Çela siç pretendon Nuredin Dumani, por është porosi e Erjon Alibej, pasi ky i fundit ka pasur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e Kilos.
I penduari i drejtësi Erjon Alibej tha se “nuk më duket etike që të dalë ne media ky detaj”, që u deklarua nga Hoxha.
Më pas në sallë ka pasur një debat mes Xhulian Hoxhës dhe Erjon Alibejt.
Ai tha se për vrasjen e Kastriot Kilës është financues dhe organizator Erjon Alibej, jo Suel Çela.
"Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka tregu se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela.", tha Xhuljan Hoxha.
Pjesë nga gjyqi:
Hoxha: Në një nga takimet që kam patur me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kiles, Otit. Ai më ka treguar se si e ka porositur vrasjen e Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela. Motivi ishte sepse Oti Kila kishte marrdhënie intime me bashkëshorten e Erjon Alibejt.
Nga ana tjetër bashkëpunëtori i drejtësisë Alibej dhe avokati i tij e cilësuan këtë deklarim si trrillim dhe i kërkuan gazetarëve të pranishëm në sallë të tregohen të kujdesshëm me informacionet që përcjellin.
Erjon Alibej: Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërtetë dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona.
Xhuljan Hoxha: Pse te dogji ty o Erjon, unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalet e tua. Kam shumë unë për të thënë për ty.
Lini një Përgjigje