TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2025, 13:26

Trafikuan vepra arti, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 2 persona; sekuestrohen armë të shekullit të XVIII-XIX dhe ikona

Shkruar nga Pamfleti

Trafikuan vepra arti, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 2 persona;

Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim Pandeli Petanin e Shpëtim Kalemin, pasi trafikuan vepra arti.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se njëri nga të pandehurit i ndihmuar edhe nga një tjetër ka kryer tregtimin e kësaj pasurie kulturore pa qenë i licencuar nga Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit. Atij iu sekuestruan pushkë, ikona, portrete dhe epitaf.

Dy autorët u arrestuan në 19 dhjetor po të këtij viti të akuzuar për vjedhjen e ikonave dhe pikturave të autorëve grekë që i përkasin periudhës së antikitetit.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier merr të pandehur dhe dërgon në gjyq shtetasit Sh.K. dhe P.P. për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’.

Prokuroria thotë se nëpërmjet metodave speciale të hetimit u arrit të provohej se, “i pandehuri P.P. ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tregtimin në datë 18.12.2023, tek agjentët nën mbulim, të objekteve të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale, pa qenë i licencuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore), sikurse kërkon neni 116 i ligjit nr.27/2018, i ndryshuar”.

Në kryerjen e këtij aktiviteti të paligjshëm, i pandehuri P.P. është ndihmuar nga i pandehuri tjetër, Sh.K. Të pandehurit P.P. i janë sekuestruar pasuri kulturore materiale të luajtshme:

Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale;

Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine;

Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës;

Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Shikallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurve P.P. dhe Sh.K. për akuzat që u atribuoheshin.

Lini një Përgjigje