
Një 24-vjeçar u arrestua ditën e sotme nga policia në kryeqytet, teksa mori një pako me drogë nga posta.
Mësohet se pakoja kishte ardhgur nga SHBA dhe në të kishte 3.6 kilogram kanabis me përqindje të lartë TCH, e cila kapte vlerën e 50 mijë eurove.
24-vjeçari Franci Veizaj është arrestuar në flagrancë nga policia, teksa u kap sapo ka marrë pakon dhe ka dalë nga posta.
Sipas burimeve prane antidrogës, lënda narkotike ka ardhur nga New York dhe dyshohet se kjo skemë është ndjekur edhe më herët për sjelljen e kanabisit nga SHBA drejt vendit tonë. Ky është rasti i 8 për vitin 2023-2024 ku kapet lënd narkotike me postë nga Kandaja, SHBA dhe Tajland. Droga kishte ardhur me dekore artistike për shtëpi.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “Destinacioni”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Destinacioni 5”, u arrestua shtetasi F. V., 24 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje