TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2025, 11:13

Kokainë dhe municion luftarak në lokalin e tij, arrestohet 'i forti' i Vlorës

Shkruar nga Pamfleti
Kokainë dhe municion luftarak në lokalin e tij, arrestohet 'i
Pamjet nga arrestimi i 48-vjeçarit

Policia e Vlorës ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga ra shtetasi L. T, 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.

Gjatë kontrollit personal dhe në ambientet e lokalit në pronësi të tij në rrugën “Demokracia”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë.

Ndaj 48-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.

Kokainë dhe municion luftarak në lokalin e tij, arrestohet 'i

kokainë dhe municion luftarak në loka vlorë

Lini një Përgjigje