
Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri sot në Fier. Dy persona, babë e bir kanë qëlluar me armë zjarri drejt një motori që po lëvizte në fshatin Sulaj.
Fillimisht u raportua se gruaja që po udhëtonte me djalin e saj ishte plagosur, por burime nga policia informojnë se Suzana Merrnica u lëndua si pasojë e rënies nga motori.
Autorët të identifikuar si Afrim dhe Ali Cimili janë shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se kanë lëvizur me makinë. Policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset rrugore “Fier-Vlorë”, "Fier-Lushnjë" për kapjen e tyre.
Ndërkohë mësohet se Suzana Merrnica dhe djali i saj janë të afërm të Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novrus Cenalia. Ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2024.
“Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve”, tha policia.
Lini një Përgjigje