TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2025, 15:29

Plagosja e 50-vjeçares në Fier, reagon policia: Autorët janë identifikuar, po punohet për arrestimin e tyre!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e 50-vjeçares në Fier, reagon policia: Autorët

Detaje të reja kanë dalë në lidhur me plagosjen me armë në qytetin e Fierit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit” dhe e plagosur mbeti 50-vjeçarja, Suzana Mërnica.

Autorët e dyshuar sipas policisë janë shtetasit, Afrim dhe Ali Cimili, (babë e bir), me të cilët dyshohet se viktimat kanë pasur një konflikt një vit më parë. Të dy janë shpallur në kërkim ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit.

“Fier/Informacion paraprak/ Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve”, njofton policia.

Lini një Përgjigje