TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2025, 15:20

Grup i strukturuar kriminal, Apeli i GJKKO-së lë në qeli 3 ish-zyrtarët e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Grup i strukturuar kriminal, Apeli i GJKKO-së lë në qeli 3

Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 ish-policët e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë.

Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së.

Tre të akuzuarit kishin kërkuar ndryshimin e masave të sigurisë nëpërmjet avokatëve, por ajo u rrëzua gjatë seancës së sotme.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 09.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 26 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.H., Sh.R., dhe E.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 17, datë 28.02.2025 dhe Vendimit nr. 28, datë 03.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së mes të tjerash.

Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat “kultivimi i bimëve narkotike”, “grupi i strukturuar kriminal”. Të akuzuarit kanë 45 ditë kohë për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Grup i strukturuar kriminal, Apeli i GJKKO-së lë në qeli 3

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe AMP në mars 2025 lëshoi 10 urdhër-arreste.

Përpos disa shtetasve që dyshohet se merreshin me veprimtari kriminale, kryesisht trafik droge, janë lëshuar masa edhe për efektivë policie.

Një nga të arrestuarit ishte Elvis Alisinanaj, aktualisht shef krimesh në Lushnjë. Akuzat ndaj tij janë: kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale. e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Gjithashtu Shkëlzen Ruska ka mbajtur funksionin e shefit të krimeve në Komisariatin e Himarës, ndërsa Erdit Hazizajka qenë ish-efektiv i Forcave Operacionale. Gjithashtu ky i fundit në 2023 ishte një prej kandidatëve të opozitës në zgjedhjet vendore për kryebashkiak.

Lini një Përgjigje