TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2025, 10:07

I arrestuar në Itali për drogë dhe prostitucion, kush është 32-vjeçari që plagosi taksistin në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
I arrestuar në Itali për drogë dhe prostitucion, kush
Gerald Hoxha-Franc Canaj

Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes 32-vjeçarin Franci Canaj.

Ai qëlloi me armë 29-vjeçarin Gerald Hoxha pas një sherri për vendin e parkimit. Bëhet me dije se Canaj qëlloi taksistin Gerald Hoxha pasi i kishte zënë parkimin.

Autori i ngjarjes rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2016, Canaj ka qenë i arrestuar në Itali për drogë dhe prostitucion.

Mësohet se i plagosuri Gerald Hoxha, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri.

Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje