
Një atentat i dështuar ndodhi ditën e djeshme në Fier. Dy persona, babë e bir qëlluan me armë zjarri drejt një motori që po lëvizte në fshatin Sulaj. Fillimisht u raportua se gruaja që po udhëtonte me djalin e saj ishte plagosur, por burime nga policia informojnë se Suzana Merrnica u lëndua si pasojë e rënies nga motori.
Autorët janë identifikuar si Afrim dhe Ali Cimili, ndërsa mësohet se kanë lëvizur me makinë. Policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset rrugore “Fier-Vlorë”, "Fier-Lushnjë" për kapjen e tyre. Bëhet me dije se 2 autorët para një viti kishin pasur një konflikt me Suzana Merrnicën. Dy autorët, Afrim dhe Ali Cimili, i zunë pritë 50-vjeçares.
Mësohet se një vit më parë familjet janë konfliktuar me grushte, por nuk ishte raportuar në polici. 66-vjeçari u arrestua në banesën e të afërmve ndërsa djali ndodhet në kërkim.
“Ngjarja është zbardhur sot. Dy autorët i kanë zënë pritë Suzanës dhe djalit të saj, duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë. Konfirmohet se ka qëlluar i biri. 23-vjeçari ka përplasur personat që ndodheshin në motor. Babai dhe i biri kanë lëvizur në drejtime të ndryshme, janë përdorur dy automjete. 66-vjeçari u kap në një banesë të të afërmve të tij. Një vit më parë, familjet janë konfliktuar me grushte, por nuk ishte raportuar në polici”, tha gazetarja për “Abc News”.
Lini një Përgjigje