
Një 27-vjeçar u arrestua nga policia e Roskovecit, pasi i ka vënë zjarrin banesës së një qytetareje në lagjen nr.1 të qytetit.
Sipas policisë, Edusjon Zyka ndërmori këtë akt, pasi pretendon se djali i saj i kishte para borxh. Fatmirsisht si pasojë e zjarrit nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
"Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases M. L., se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit E. Z., 27 vjeç, banues në Fier. 27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash. Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të pjesshme materiale", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje