TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 20:25

Dinamika e ngjarjes, si u dhunuan barbarisht 3 shqiptarët në Kotorr; reagojnë autoritetet malazeze

Shkruar nga Pamfleti
Dinamika e ngjarjes, si u dhunuan barbarisht 3 shqiptarët në Kotorr;
Të rinjtë e dhunuar

Fillimisht është goditur makina e tyre e më pas shtetasit shqiptarë, të cilët kanë marrë plagë të rënda në trup...

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Mal të Zi, pasi tre të rinj shqiptarë janë dhunur barbarisht. Ata ishin nisur për në Gjermani me makinë, por sapo kanë zbritur nga trageti në Kotorr, shqiptarët thuhet se janë dhunuar nga persona të veshur me veshje ushtarake.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe të rinjtë janë masakruar me grushte dhe shkelma nga këta persona ende të paidentifikuar.

Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me personat që i kanë nxjerrë me forcë nga makina dhe dhunuar, prandaj nuk dihet nacionaliteti i tyre. Të dhunuarit janë: Klodjan Meaj; Azem Dervishi dhe Doris Kopaci.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kontaktuar autoritet vendase dhe pak më parë ka reaguar homologu i tij malazez Danilo Šaranović, i cili thotë se ngjarja ku tre të rinj nga Shqipëria u dhunuan barbarisht po hetohet me intensitet. “Djemtë janë mirë, do t’ju informoj për gjithçka. Kolegët e mi po bëjnë gjithçka për të hetuar ngjarjen sa më shpejt të jetë e mundur. Gjëja më e rëndësishme është që djemtë janë mirë”, shkruan ai. 

Dinamika e ngjarjes, si u dhunuan barbarisht 3 shqiptarët në Kotorr;
Shqiptarët e dhunuar

Drejtori i Policisë Herceg Novi, Slobodan Djokic, ka thënë se tre shtetasit shqiptarë po udhëtonin me një mjet me targa gjermane, kur janë sulmuar nga 6 ose 7  persona pa asnjë arsye.

Fillimisht është goditur makina e tyre e më pas shtetasit shqiptarë, të cilët kanë marrë plagë të rënda në trup, siç mund të shihen dhe nga pamjet. Nga ana e policisë malazeze u është kërkuar të bëjnë denoncim, por ata nuk kanë pranuar të kallëzojnë pa praninë e një avokati shqiptar.

Sot më datë 06.01.2023 rreth orës 14.00 në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Hercegnovit tre shtetas shqiptarë me një mjet me targa gjermanë janë sulmuar nga nje grup prej 6 ose 7 personash pa asnjë shkak, duke i goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptare nga makina janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas duke ju krijuar plagë në pjesë të ndryshme te trupit. Keta shtetas janë paraqitur në policinë lokale me Hercegnovi për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjor, ku jane konstatuar dëmtime të kategorizuar RRAHJE. Nga ana e policisë malazeze ju është kërkuar të bënin denoncim, por këta shtetas të friksuar nuk kanë pranuar të bëjnë një gjë të tille deri në ardhjen e një avokati shqiptar dhe për këtë po shkon në drejtimin tuaj po shkon një avokat nga Ulqini. Shtetasit e dëmtuar janë: Klodjan Meaj; Azem Dervishi; Doris Kopaci”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje