TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 16:19

Akuzohet se kreu marrëdhënie intime me një të mitur, në pranga 29-vjeçari nga Pogradeci; 12-vjeçarja, vajza e njerkës së tij!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se kreu marrëdhënie intime me një të mitur, në

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku Policia ka ndaluar një 29-vjeçar, nën dyshimet se ky i fundit kishte kryer marrëdhënie intime me një 12-vjeçare.

Kjo e fundit në polici ka deklaruar se me 29-vjeçarin, prej 2 vitesh ishin në lidhje. Por sipas të dhënave të grumbulluara nga burime pranë policisë Pogradec, mësohet se 29-vjeçari bashkëjetonte me 12-vjeçaren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12 vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.”, njofton policia.

Kallëzimin sipas policisë e ka bërë nëna e 12-vjeçares. Por ajo që bëhet e ditur po nga të njëjtat burime është se ka qenë nëna ajo që ka bashkëjetuar me babanë e 29-vjeçarit, së bashku me këtë të fundit dhe vajzën e saj.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije për A2CNN se nëna e 12 vjeçares deri para pak kohësh bashkëjetonte me babain e 29 vjeçarit dhe vetëm pas ndarjes me të ka denoncuar rastin për vajzën e saj minorene.

Për grupin e hetimit kjo tregon se nëna ka qenë në dijeni të marrëdhënies së vajzës së mitur me 29-vjeçarin por e ka mbajtur të fshehtë për sa kohë bashkëjetonin në një strehë, së bashku me të atin e këtij të fundit.

Sipas policisë ata bashkëjetonin të katërt në shtëpi ndërsa vajza në prani të psikologes ka thënë se me djalin kanë 2 vite lidhje.

Ajo gjithashtu ka treguar se ka qenë dëshira e 2 palëve për të krijuar këtë lidhje. Ndërkohë policia e ka shoqëruar 29 vjeçarin në komisariat për të kryer veprime të mëtejshme procedurale.

pogradec njerka 12-vjeçarja

Lini një Përgjigje