TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 14:40

I dënuar me mbi 3 vite burg, arrestohet 34 vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me mbi 3 vite burg, arrestohet 34 vjeçari në Elbasan

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte dënuar me mbi 3 vite burg.

Policia bën me dije se i arrestuar është Festim Omeri.

Sipas uniformave blu, Omeri në vitin 2019, ka kanosur një shtetase, për t’i marrë shuma parash si dhe ka thyer masën arrest në shtëpi.

"Elbasan/Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 15 ditë burgim, për dy vepra penale.

Në zbatim të masave të përcaktuara në operacionin policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit kanë ndaluar shtetasin Festim Omeri, 34 vjeç, banues në Prrenjas.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet, 7 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ky shtetas, në vitin 2019, ka kanosur një shtetase, për t’i marrë shuma parash. Gjithashtu, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, gjatë hetimit të çështjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

3 vite burg elbasan arrestim

Lini një Përgjigje