TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 14:23

Tentuan të vidhnin bankomatin në Tiranë, policia: 5000 euro shpërblim për "kokën" e grupit

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të vidhnin bankomatin në Tiranë, policia: 5000 euro

Tre persona kanë tentuar të grabisin një bankomat në Tiranë, por ka rezultuar tentativë e dështuar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve.

Policia ka arritur që të identifikojë tre autorët dhe ka publikuar fotot e tyre.

Duke kërkuar ndihmën e qytetarëve, uniformat blu bëjnë me dije se për këdo që ka informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve do ketë një shpërblim prej 5000 eurosh.

“Ditën e sotme, më datë 06.01.2024, jemi njoftuar për një vjedhje, të mbetur në tentativë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve, në një institucion financiar në kryeqytet. Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, janë sekuestruar pamjet filmike me fotot e autorëve të dyshuar. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve.  Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit +355 69 41 55 554, dhe +355 69 41 12 208 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje