
32 vjeçari Aldo Sabriu është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi kërcënoi një 29-vjeçar në rrjetet sociale.
Ai akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi kërcënonte prej disa muajsh 29-vjeçarin se do t’i keqpërdorte disa foto të tij dhe të familjarëve nëse nuk i jepte shuma parash.
32-vjeçari e shantazhonte të riun nëpërmjet rrjetit social ‘Tik Tok’ se nëse nuk do t’i jepte para do t’i përdorte fotografitë për të krijuar profile false në rrjetet sociale.
Policia ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale edhe dy celularë.
Lini një Përgjigje