TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 13:54

41-vjeçarja i dha fund jetës, flet vëllai i saj: Kishte shenja dhune në trup, shteti të zbardhë ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti

41-vjeçarja i dha fund jetës, flet vëllai i saj: Kishte shenja

Vëllai i 41-vjeçares që u vetëvra pas konflikteve të vazhdueshme me burrin e saj, akuzon këtë të fundit për dhunë.

“23 vjet, 23 minuta të bardha nuk i ka parë asnjëherë. Bënte nga një fëmijë dhe ikte. Një fjalë të dobët për atë vajzë nuk e kemi dëgjuar. Ka qenë një vajzë që nuk kishte fjalë. Isha në Greqi. Më mori nusja në telefon dhe ajo më tregoi. Mbesat dhe nipat, nuk i lë. Fëmijët i kam të rritur dhe do i mbaj unë. Do i lutem shtetit, që të zbardhi çështjen. Spitali thotë se nuk është rrahur, por ajo ka shkuar me plagë në kurriz. Ajo ka pasur shenjë në krahun e majtë.

Ndërkohë, kushëriri tha se; “Te krahu majtë ka pasur shenjë. Doktori i ka thënë vëllait tjetër që ajo është dhunuar. Ia kanë treguar vëllait tjetër se është e dhunuar. Ndërkohë që në lajme dëgjuam se nuk është e dhunuar.”.

Vëllai i 41-vjeçares tha se shteti duhet të bëjë drejtësi, në të kundërt do të duhet ta bëjë ai.

Lini një Përgjigje