TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 12:35

Vrau 34-vjeçarin në Nikël, policia reagon për arrestimin e Agron Tufës: Do ekstradohet drejt Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Vrau 34-vjeçarin në Nikël, policia reagon për arrestimin e

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e Agron Tufës, i dënuar nga Gjykata e Krujës, me 30 vjet burgim. 

Tufa akuzohet për vrasjen e Kejsi Hysës në Nikël dhe më pas i ka djegur trupin. 

Ndërkohë, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e Tufës, në vendin tonë

"Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme në bashkëpunim me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet nga Policia e Shtetit dhe Policia italiane, operacioni policor i koduar “Informacioni”. Kapet në Bari, Itali, një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje.

Në vijim të punës gjurmuese me qëllim sigurimin e informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguroi informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë në Bari të Italisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata e Krujës, me 30 vjet burgim.

Informacioni i siguruar nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është shkëmbyer në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Romën dhe falë këtij informacioni Policia italiane në kuadër të operacionit “Informacioni”, kapi në Bari, Itali dhe arrestoi me qëllim ekstradimi shtetasin e kërkuar Agron Tufa.

Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në vendin tonë", njofton policia.

agron tufa arrestim policia shqiperi nikel

Lini një Përgjigje