Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim për “vrasje me dashje” dhe “armbëmbajtje pa leje” nga Gjykata e Krujës është kapur dhe arrestuar në Bari të Italisë.
Agron Tufa, në bashkëpunim me Hysni Ramën, ka vrarë me armë zjarri në Nikël, Kejsi Hysën dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.
'Në vijim të punës gjurmuese me qëllim sigurimin e informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguroi informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë në Bari të Italisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata e Krujës, me 30 vjet burgim.
Informacioni i siguruar nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është shkëmbyer në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Romën dhe falë këtij informacioni Policia italiane në kuadër të operacionit “Informacioni”, kapi në Bari, Itali dhe arrestoi me qëllim ekstradimi shtetasin e kërkuar Agron Tufa.', njoftoi policia.

Lini një Përgjigje