Dy të rinj nga Kosova kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti tragjik në Hungari.
Viktimat janë identifikuar si Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi.
Sipas deklaratave të të afërmve të viktimave, Kushtrim Hoxha është djegur brenda makinës pasi automjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa Jetmir Rexhepi ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Detajet janë dhënë nga xhaxhai i të ndjerit Kushtrim Hoxha, Bashkim Hoxha.
Mësohet se Kushtrim Hoxha ka lënë pas një vajzë katër muajshe, kurse Jetmir Rexhepi një djalë 1 vjeç.
Xhaxhai i të ndjerit ka deklaruar se trupat e viktimave janë ende në Hungari dhe se nuk ka ende informacione lidhur me shkakun e aksidentit.
Shtatë persona mbetën viktima pasi një automjet u përplas nga një tren në jug të Hungarisë. Aksidenti fatal ndodhi në periferi të qytetit Kunfeherto, afër kufirit me Serbinë.
Shoferi dhe gjashtë persona të tjerë mbetën të vdekur. Drejtuesi i trenit u dërgua në spital pasi u plagos lehtë, ndërsa asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua.
Lini një Përgjigje