
Është arrestuar nga policia e Durrësit bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë.
41 vjeçarja, nëna e katër fëmijëve vrau veten pas disa postimeve denigruese në rrjetin social TikTok.
Nëna e fëmijëve humbi jetën më 2 janar 2024 por rasti u zbulua në media 3 ditë më pas, më 5 janar.
Prokuroria e Durrësit po heton dhe persona të tjerë, përveç vajzës së tezes, të cilët mund të kenë influencuar në bullizimin e të ndjerës.
Pistat e reja të hetimit janë nxitur nga deklaratat e vëllezërve të së ndjerës që kanë thënë se burri i motrës së tyre kishte qenë një person i dhunshëm.
Ata e kanë identifikuar bashkëshortin e motrës së ndjerë si “njeri konfliktual dhe që bënte fjalë’.
Gjithashtu janë sekuestruar dhe telefonat e burrit dhe të fëmijëve.
Ndonëse nëna e 4 fëmijëve kishte bërë denoncimin më 2 dhjetor 2022 profili fals nuk ishte mbyllur.Në një njoftim të djeshëm policia tha se i kishte kaluar materialet prokurorisë dhe se më pas nuk ka pasur kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.
Kolegët e punës kanë pasur dijeni për ngarkesën psikologjike me të cilën po jetonte 41 vjeçarja.
“Kishte kohë që e vuante faktin e fotos që ka dalur. Shqetësim të cilin e shprehte dhe mes kolegeve” kanë thënë ata.
Ngjarja ka ngjallur reagime ndërsa në Tiranë sot është thirrur një protestë në sheshin "Nënë Tereza" në orën 11:30.Ky poster po qarkullon në rrjete sociale.
Lini një Përgjigje